Sot mbi vendin tonë sipas parashikimeve të meteorologëve, do të mbajë mot më i ftohët, pra nga sot do të kemi temperatura më të ulët.
Gjitashtu, sipas parashikimeve nuk përjashtohet mundësia as për riga lokale shi.
Nga e mërkura parashihet mot i qëndrueshëm, me vransira, e nga dita e enjte do të ketë më shumë kthjellime, e të premten kryesisht me diell.
Cilësia e ajrit, ditën e hënë me koncentrime më të rritura të ndotësve ajror si dhe me prezencë të pluhurave shkretinore, do të jetë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mirëpo nga dita e martë qarkullimi më i mirë ajror, shpërndanë ndotësit, e indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim edhe në vlera mesatare e të pranueshme.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e por të mërkurën zbresin në 3C, e të premten edhe afër 0C. Maksimalet të martën zbresin në 10C nga 17C ditën e hënë, e më pas luhaten ndërmjet 11C e 13C.