Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thumbuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-kryeministrin Avdullah Hoti, të cilët kishin reaguar për humbjet e Trustit.
Ai ka shpërndarë një postim të Abdixhikut që kishte thënë para një viti se kursimet pensionale po humbin në vlerë nga gjysmë-milioni në ditë.
Murati ka thënë se koha ka treguar se “njohuria e ekonomistëve të LDK-së mjafton vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusur”.
“Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit. Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, ka shkruar Murati në Facebook.