Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa ka folur pë masat e tejkalimit të situatës ekonomike në vend, ka bërë të ditur se në këtë drejtim Qeveria është duke punuar dhe është duke punuar qytetarët për krizën e çmimeve që është duke ndodhur tani jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.
Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit , ka theksuar tutje se muajt e fundit Qeveria i ka ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët.
“Qeveria ka ndarë 120 milionë euro për subvencionimin e rrymës, 45 milion euro janë ndarë për subvencionimin e familjeve, e disa milionë janë dhënë për pensionistët. Ndërsa, dhjetë milionë euro janë ndarë për subvencionimin e skemave të asistencës sociale dhe për rritjen e rezervave shtetërore. Kurse, 20 milionë euro janë ndarë për subvencionet në bujqësi”, bëri të ditur ministri Murati.