Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, mund të transferohet në Premierë Ligë, pasi për të janë të interesuara dy klube angleze.
Qendërsulmuesi i kushtoi 20 milionë euro Lazios për ta transferuar nga Fenerbahçe në shtator 2020, por ka pasur shumë pak ndikim në fanellën e Biancocelestit. Reprezentuesi nga Kosova bëri vetëm 48 paraqitje zyrtare për klubin, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asistime.
Sipas “TuttoMercatoWeb”, Hull City kishte bërë një afrim për Muriqin, por tani ka kaluar në objektiva të tjerë. Ka një interesim të fortë nga Leeds Unitedi, i cili ka shënuar vetëm 21 gola këtë sezon dhe ndodhet në vendin e 16. Problemi është se Lazio duhet të shesë para se të mund të sjellë një zëvendësues dhe Leedsi duket i prirë ta marrë Muriqin vetëm në huazim.