Marrëveshje të keqe për Kosovën”, e ka quajtur ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dakordimin e arritur në Ohër për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Mustafa në Prime Time tha se përgjegjësinë e impementimit të saj duhet ta mbajnë ata që janë dakorduar me palën serbe, shkruan Gazeta10.
“Përgjegjësia e implementimit mund ta zvogëloj intensitetin e gabimeve që do të mund t ëbëhen, nëse ata gjatë procesit të impementimit të ruhen që kjo marrëvshje të mos dalë jashtë kornizave që i përcakton Kushtetuta e Kosovës.”, tha Mustafa në Prime Time.
Mustafa ka theksuar se në kohën e qeverisjes së tij, orientimi kryesor i procesit të dialogut ishte arritja me njohjën reciproke me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.