Isa Mustafa thotë se LDK’së ja po garon për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se nuk dorëzohet para “pseudoanalistëve dhe profesorëve”, që, sipas tij, nuk i njeh askush si të tillë, përcjell Kosova Post.
Ai thotë se votuesit e LDK’së japin votën e tyre që kjo parti të qeverisë, e jo të mbesë në opozitë.
Shkrimi i plotë i Mustafës:
LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin.
Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave.
Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së.
Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj.
Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë.
Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë. IM