Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    “Snajperët e Sarajevës”, Der Spiegel përmend Aleksandar Vuçiqin e Jovica Stanishiqin

    Përurohet segmenti me katër korsi Prishtinë-Vushtrri, investim 25 milionë €

    Kurti: Për zbardhjen e fatit të zhdukurve na duhet ndihma ndërkombëtare dhe mobilizim kombëtar

    Kurti: Po zbatojmë ligjin për integrimin e strukturave, pa lënë qytetarët pa shërbime

    Ushtrimet serbe pranë kufirit – Kurti: Kemi njoftuar BE-në, kufiri ynë është i sigurtë

    Fluturimet dhe udhëtarët në Kosovë shënojnë rritje në fillim të 2026-ës

    Inspektorati i Tregut në aksion, kontrolle të çmimeve dhe masa ndëshkuese

    Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta – lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe

    Kosovarja Drena Kusari, emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

    Alarmohen autoritetet në SHBA, dron mbi bazat ku qëndron Rubio dhe Hegseth

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën

01 Qershor 2024, 9:37
në Botë
NATO heq kufizimet e armëve për Ukrainën
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA e Gjermania lejuan përdorimin e armëve të tyre kundër objektivave ushtarake në Rusi, por vetëm për Kharkivin. Këtë e lejon e drejta për mbrojtje që rrjedh nga e drejta ndërkombëtare, u tha nga NATO në Pragë.

Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Berlinit erdhi menjëherë. Zëdhënësi i presidentit, Serhii Nykyforov tha, se “kjo do të rrisë ndjeshëm aftësinë tonë të mbrohemi pas sulmeve masive ruse”. Më parë presidenti amerikan, Joe Biden, kancelari, Olaf Scholz në Berlin dhe shtete të tjera të NATO-s në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm në Pragë kishin bërë të ditur, se Ukraina të paktën në zonën e Kharkivit mund të qëllojë me armë perëndimore kundër pozicioneve ushtarake në Rusi. Më parë pati shumë diskutime konfuze për këtë.

Baerbock: Vetëm e drejta ndërkombëtare është limiti

Ministrja e Jashtem gjermane, Annalena Baerbock deklaroi për këtë në samitin në Pragë, se ajo e quan të gabuar këtë diskutim. Bëhet fjalë për t’u mbrojtur nga sulmi i Rusisë. “E drejta ndërkombëtare ka qenë e qartë nga fillimi. Ajo bën të qartë, se mund t’i zmbrapsësh sulmet.” Nuk bëhet fjalë, nëse dhe si armët perëndimore nga Ukraina të përdoren në Rusi.

Ekspertët janë të mendimit, se e drejta ndërkombëtare ia lejon shtetit të sulmuar të godasë dhe shkatërrojë pozicione, bunkerë, logjistikë, shtabe drejtimi dhe objektiva të tjerë ushtarakë në territorin e agresorit, dhe ta bëjë këtë pa kufizime rajonale për pjesë të caktuara të frontit. Baerbock la të kuptohej, se ka ujdi për këtë me Ukrainën, por për përmbajtjen e tyre nuk mund të flitet publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se Ukraina po vepron sipas Kartës së OKB-së. Shtetet e NATO-s e kanë të drejtën të ndihmojnë Ukrainën në vetëmbrojtje me të gjitha mjetet. Stoltenberg i hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë.

SHBA: Përshtatje e situatës me betejën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se duhet bërë përshtatja e situatës me betejën. Sulmet ruse në zonën e Kharkivit duhet të zmbprasen nga Ukraina. Perëndimi i ka dhënë Ukrainës armë, me të cilat nga rajoni i Kharkivit do të mund të goditet me një rreze veprimi 40-60 km në brendësi të Rusisë dhe të luftohen pozicione ruse dhe depo armatimi. Nuk është thënë, se cilat janë armë janë të stacionuar në këtë zonë.

Eksperti, Ondrej Dityrch nga Instituti i BE për Studimet e Sigurisë, tha në bisedë me DW, se zhvillimi i tanishëm është përgjigja e duhur për gjendjen aktuale në betejën në Kharkiv. “Natyrisht edhe këtu duhet të gjesh një balancë të vështirë. Por unë shoh një transformim, sepse shumë shtete tani thonë, nuk ka kufizim tjetër veç të drejtës ndërkombëtare. Pa kushte të tjera ne nuk e detyrojmë më Ukrainën të luftojë me një dorë të lidhur pas kurrizi.”

Përdorimi i raketave me rreze më të gjatë veprimi nga prodhimi amerikan dhe britanik nuk lejtohet edhe më tej. Ministrja Baerbock nuk u përgjigj konkretisht, nëse me sistemet gjermane Patriot për mbrojtjen raketore mund të qëllohet në hapësirën ajrore ruse.

Ushtarë perëndimorë në Ukrainë?

Ministrat e NATO-s u konsultuan edhe për mundësinë e dërgimit të instruktorëve ushtarakë perëndimorë në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tha, se javën që vjen do të bëhen të ditura plane konkrete për këtë. Në NATO konsiderohet si një sekret i hapur, se ushtarë francezë dhe britanikë ndihmojnë në shërbimin dhe programimin e raketave, por për këtë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Por asnjë vend i NATO-s nuk planifikon të dërgojë trupa luftarake në Ukrainë.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vend anëtar i NATO-s e kritikoi aleancën, se me angazhimin e shtuar në Ukrainë po rrezikon një luftë botërore në vend që të mbrojë anëtarët e saj. Planet e aleancës të kujtojnë një zjarrfikës që përpiqet të shuajë një zjarr me flakëhedhës, kjo është absurde, tha Orban, që ruan marrëdhënie të mira me Kremlinin, shkruan Deutsche Welle.Eksperti çek i sigurisë, Ondrej Ditrych nuk shikon ndonjë rrezik të madh shkallëzimi, “Ka një lloj ambivalence perëndimore në lidhje me thyerjen e mundshëm të frontit të trupave ruse në Ukrainë. Nuk besoj, se rreziku i përshkallëzimit qëndron tek gjërat për të cilat mendohet aktualisht”. Në Pragë ministrat e Jashtëm të NATO-s u konsultuan edhe për një paketë të re ndihme financiare për Ukrainën. Për të ardhmen e NATO-s, shpërndarjen e barrës financiare si edhe marrëdhënien me Rusinë dhe Kinën do të diskutohet në samitin e NATO-s në Uashington në mes të korrikut, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të aleancës.

Etiketat: GjermaniaKufizimet e armëveNATOshbaUkraina
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

SHBA propozim të ri për një armëpushim 60-ditor në Gaza, çfarë kushtesh përfshihen për Hamasin dhe Izraelin

10 muaj më parë
Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Pse SHBA uroi popullin dhe jo partitë politike? Përgjigjet diplomati

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH