Kreu i Aleancës mbajti një konferencë shtypi pas sesionit të ditës së parë të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, zhvilluar përmes videokonferencës, transmeton Kosova Post.
I pyetur rreth martirizimit të 13 shtetasve turq nga organizata separatiste terroriste PKK në veri të Irakut, Jens Stoltenberg tha se i dënon në mënyrën më të fuqishme përgjegjësit e masakrës.
“Aleatët përcollën ngushëllimet e tyre në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes dhe solidaritetin e tyre me popullin turk”, shtoi shefi i NATO-s.
Rikujtojmë se autoritetet turke njoftuan javën e kaluar gjetjen e trupave të pajetë të 13 shtetasve turq të masakruar nga PKK-ja gjatë një operacioni antiterrorist në Gara, zonë në veri të Irakut./trt