NATO thotë se lufta që ka nisur Rusia në Ukrainë do ta bëjë këtë të parën që të paguajë çmim për vite me radhë.
Kështu ka thënë Oana Lungescu, zëdhënëse e Aleancës Veri-Atlantike, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, shkruan lajmi.net.
“Vendimi i Presidentit Putin që të vazhdojë agresionin kundër #Ukrainës është gabim i tmerrshëm për të cilin #Rusia do të paguajë çmim të rëndë për vitet në vijim”, ka deklaruar ajo.
President Putin’s decision to pursue his aggression against #Ukraine is a terrible mistake for which #Russia will pay a severe price for years to come.
We call on Russia to stop this senseless war.@jensstoltenberg @NATO #StopWar #StandWithUkraine pic.twitter.com/Rc8ZtIl5PE
— Oana Lungescu (@NATOpress) February 26, 2022