Nga pala armene u vra një person dhe u kapën 13 ushtarë, si dhe gjatë aksionit ushtarak u humb kontakti me 24 ushtarë të tjerë, fati i të cilëve nuk dihet për momentin, transmeton Kosova Post.
Marrëveshja e armëpushimit në frontin lindor të Armenisë dhe Azerbajxhanit në përgjithësi respektohet dhe situata është relativisht e qëndrueshme, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë.
“Sot, në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale, situata përgjatë zonës kufitare lindore të Armenisë, ku pozicionet armene u sulmuan më parë nga njësitë e forcave të armatosura të Azerbajxhanit, është relativisht e qëndrueshme dhe marrëveshja e armëpushimit në përgjithësi respektohet”, thuhet në deklaratë.
Azerbajxhani ka konfirmuar vdekjen e shtatë ushtarëve të tij
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se shtatë ushtarë të Azerbajxhanit u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në përleshjet e djeshme kufitare me Armeninë.
Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord për një armëpushim në kufirin e tyre dje, njoftoi Ministria armene e Mbrojtjes, pasi Rusia u bëri thirrje atyre që t’i japin fund konfrontimeve dhe konfliktit të armatosur më vdekjeprurës që nga përfundimi i luftës vitin e kaluar, raporton Reuters.
Baku: Normalizimi i marrëdhënieve me Armeninë pa alternativë
Baku zyrtar është i bindur se nuk ka alternativë për normalizimin e marrëdhënieve me Armeninë, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Azerbajxhanit Yashar Aliyev para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Armeninë.
“Azerbajxhani shpreh gatishmërinë për të normalizuar marrëdhëniet me Armeninë, duke përfshirë nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje që do të siguronte paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe përparim”, tha mbrëmë diplomati azerbajxhanas, duke e vlerësuar situatën në kufirin mes dy vendeve si “produkt i idetë e rrezikshme revanshiste armene”.sh.o./Kosova Post/