Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Fatmir Fejzullahu apo siç e njohin të gjithë Fatmir Mjaku nga Shkupi ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij të afërt, të cilët kanë lënë edhe shënime të ndjera për të.
“Ky burrë që buzëqesh kaq çiltër, sepse është njeri i pastër si loti, është ushtari i “Atlantikut”– Fatmir Fejzullahu apo siç e njohin shumë– Fatmir Mjaku nga Shkupi. Ky trim i mençur ishte ushtar i Adem Jasharit dhe grupit të hershëm të ushtarëve të lirisë që u stërvitën me grupin e parë të armatosur kurse Kryekomandanti me të dytin me 1991. Profesori Fejzullahu është lidhja direkte e “Atlantikut” me Kryekomandantin Adem Jashari dhe ne jemi krenarë që një ushtar yni ka shërbyer nën urdhrat e Adem Jasharit. Kisha nderin dhe sot jam krenar që ju kisha mesimdhënes ! U prefshë në paqë”, shkruan njëri prej miqve të të ndjerit.