Donatori kryesor i Presidentit të SHBA Donald Trump, manjati i kazinosë, Sheldon Olderson, ka vdekur të hënën në moshën 88 vjeç, përcjell Kosova Post.
Gruaja e tij, Miriam Olderson, tha se drejtori ekzekutiv i Las Vegas Sands vdiq “nga ndërlikimet e shkaktuara nga një sëmundje afatgjatë”, raportoi Guardian.
“Kjo dhimbje është e padurueshme, me keqardhje deklaroj që burri im ka ndërruar jetë”, tha zonja Anderson.
Ajo e quajti burrin e saj “një patriot amerikan, një veteran ushtarak, i cili u jepte pa rezervë ushtarëve të plagosur sa herë që ai mundte dhe gjithmonë shikonte përparimin e Shteteve të Bashkuara”.