Sot ka vdekur Isuf Beqiri që gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka shërbyer si kuzhinier.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se Beqiri do të kujtohet gjatë për rolin që e kishte gjatë luftës.
“Kur njerëzit që ke njohur ndahen nga jeta mundohemi t’iu kujtojmë diçka që t’i mbajmë në mendje. Isuf Beqirin e Ramosajve do e kujtojmë gjatë për kohën e luftës së UÇK-së dhe rolin e tij si kuzhinier në atë kohë të lavdisë. Prehu ne paqe Isuf Longi!”.