Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinalet e Copa del Rey falë një fitoreje të çmendur në Granada.
Katalanasit kanë rrezikuar seriozisht kualifikim, pasi deri në minutën e 88 ishin në disavantazhin e 2 golave.
Kenedy dhe Soldado kishin shënuar më parë për Granadën pas një mbrojtjeje të dobët të Barcelonës.
Francezi Griezmann ngushtoi shifrat në minutën e 88, kurse Jordi Alba 4 minuta më vonë barazoi dhe shtyu sfidën në Extra Time.
Në kohë shtesë Barcelona ishte thuajse e shndërruar pasi shënoi tre herë me Griezmann, Frank de Jong dhe Jordi Alban sërish, kurse Granada barazoi përkohësisht shifrat në 3-3 me Fede i cili realizoi nga penallti.