Erdhi momenti. Ndeshja me madhe në planet vjen sot pasdite.
Dy rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona do të përplasen sot në ‘Bernabeu’ në ‘El Clasico-n’ e parë të këtij sezoni.
Për 90-të minuta bota ndalet. Një ‘Bernabeu’ i stërmbushur, dhe miliona njerëz përmes ekraneve televizive do të jenë më sy kah dueli më i madh në rruzullin tokësor.
Edhe në duelin e sotëm, sikurse në duelet e mëhershme, kjo sfidë sjell rivalitet jashtëzakonisht të madh.
E kësaj radhe përveç rivalitetit që ekziston prej vitesh mes këtyre dy klubeve, këtë sfidë e bën edhe më të zjarrtë renditja tabelore, pasi që të dy skuadrat gjendën në krye të La Ligës me nga 22 pikë të tubuara.
Reali në këtë ndeshje vjen në top-formë, derisa katalonasit vijnë pas barazimit të hidhur me Interin në Ligën e Kampionëve.
Kryesfida e kësaj fundjave mes Reali dhe Barçës nis në orën 16:15 minuta.