Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow, njoftoi Kremlini të mërkurën, ndërsa ka theksuar se çështja e klimës mbetet ‘prioritet’ për Rusinë, transmeton Kosova Post.
“Fatkeqësisht, Putini nuk do të shkojë as në Glasgow,” tha zëdhënësi i tij Dmitry Peskov, pasi njoftoi një ditë më parë se udhëheqësi rus nuk do të merrte pjesë në G20 në Itali.
“Çështja (e ndryshimit të klimës) që është në rendin e ditës në Glasgow është ende një nga prioritetet e politikës sonë të jashtme,” tha Peskov, shkruan danas. Ai shtoi se Rusia do të përfaqësohet në COP26, por nuk dha detaje të tjera, madje as arsyen e mos pjesëmarrjes së Putinit në këtë samit.sh.o./Kosova Post/