Sensibilizimi i qytetarëve për marrje të vaksinës, si duket ka filluar të jap efektet e veta, raporton Kosova Post.
Kështu të paktën bëhet e ditur nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 19 mijë e 248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Siç njofton MSh, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga ministria.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën edhe tre persona. Ndërkaq, janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009.
Aktualisht, në total, numri i rasteve aktive është 5.493./KosovaPost/