Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën të ditur se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev, me ç’rast kanë diskutuar për shumë tema, sikur edhe forcimin e bashkëpunimit, përcjell Kosova Post.
Kryeministri Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë, ndërsa shprehet se diskutimi ishte i gjerë me bazë forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
“Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, shprehet kryeministri Kurti.
During my first visit to Sofia as part of the Vienna Economic Forum, I had my first meeting with Bulgaria's PM, Dimitar Glavchev. I thanked him for his warm welcome and we discussed areas where we can increase cooperation and strengthen our very good bilateral relations. pic.twitter.com/HTmst7cPSp
— Albin Kurti (@albinkurti) April 22, 2024