Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, ditëve të fundit ka rënë dukshëm.
Kështu , gjatë 24 orëve janë regjistruar vetëm pesë raste pozitive me koronavirus nga 1 mijë e 493 teste, ndërkaq janë shëruar 94 persona.
Siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive që po trajtohen si pasojë e infektimit me këtë virus është 345.
Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 117 persona.
Deri më tani me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 99 mijë e 394 persona.
Kurse, dozën e dytë e kanë marrë 9 mijë e 640 persona.