Ministri nga partia turke KDTP i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, derisa është diskutuar për Platformën vjetore të politikës së intelegjencës dhe sigurisë së Kosovës, ka kërkuar që tek pika 32.2., ku përmenden organizatat terroriste, të hyjnë edhe organizatat të cilat edhe botërisht janë të njohura PKK, PYD dhe organizata terroriste FETO, transmeton Kosova Post.
“Organizatat terroriste botërisht të njohura si PKK, PYD dhe FETO, mund ta dëmtojnë rëndë edhe vendin tonë Kosovën, duhet ta kemi parasysh. Sidomos PKK dhe PYD, janë edhe në listat e OKB, BE-së dhe SHBA-ve. Patjetër se duhet të rrisim bashkëpunimin me Turqinë për këto, kundër këtyre organizatave të cilat organizatave e që bashkëpunimi do të ketë në dobi të Kosovës. Prandaj unë mendoj se në këtë strategji të sigurisë, patjetër se duhet të hyjnë edhe organizatat si PKK, DYD sdhe FETO, të cilat bëjnë krime në tërë botën dhe të cilat mendoj se e mund ta dëmtojnë shumë edhe Kosovën”, ka thënë Kervan.
Pas kësaj kërkese, fjalën e mori kryeministri Hoti, i cili tha se politika jonë e intelegjencës dhe sigurisë koordinohet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe është në linjë me politikën e tyre, prandaj tha Hoti, kjo kërkesë t’i përcillet AKI-së.