Rasti ka ndodhur në Gllogoc, ndërsa viktima ka deklaruar se grabitja ka ndodhur nën kërcënimin e armës së ftohtë, shkruan Kosova Post.
“Gllogoc 08.07.2021 – 18:45. Viktima mashkull kosovar taksist, ka informuar se një klient i pa njohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur 200 euro para të gatshëm, një telefon mobil dhe dokumentet e tij personale” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se nuk ka të lënduar. Rasti, thuhet, se është duke u hetuar./KosovaPost/