Sipas një raporti të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), nëntë kandidatë për kryetarë të komunave, janë në telashe me ligjin, raporton Kosova Post.
Raporti i publikuar këtë të shtunë, me titull: “Integriteti i kandidatëve për kryetarë të komunave”, pasqyron në këtë plan raportin e kandidatëve me ligjin.
“Më 17 tetor 2021, në Republikën e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale në gjithsej 36 komuna. Sa i përket këtyre zgjedhjeve, IKD ka analizuar emrat e të gjitha kandidatëve për kryetarë të këtyre komunave dhe ka verifikuar nëse të njëjtit kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive dhe dënimeve të formës së prerë (në tri (3) vitet e fundit dhe dënimet më të vjetra sesa tri (3) vite). Në këtë analizë, nuk janë përfshirë kandidatët të cilët kanë pasur aktakuza, por që më pas janë liruar nga akuza me vendime gjyqësore të formës së prerë”, thuhet ndër të tjera në raport, përcjell Kosova Post.
Listës së kandidatëve me probleme, sipas raportit në fjalë, u prijnë partitë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me nga 3 sosh, ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LV) me dy, si dhe Nisma me një.
Këto janë disa nga fragmentet e shkëputura: