Paraqitja briliante e tij me skuadrën e Bayern Munchen ka bërë që sulmuesi polak të marrë lavdata nga njerëz të rëndësishëm të botës së futbollit, shkruan KosovaPost.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Bayernit, Rober Lewandowski, i cili këtë vit ishte në garë të ngushtë me Leo Messin që të fitonte Topin e Artë, ku ky i fundit morri atë.
Fjalë të mëdha për sulmuesin polak ka edhe ish-presidenti i Bayern, Uli Hoeness, i cili tha se Lewandowski përveç që është futbollist i mirë, ai do të ishte edhe një kryeministër i Polonisë, pasi që sipas tij ka vizion për botën.
“Robert është një djalë që mendon shumë, ai është tepër inteligjent dhe ka një vizion të qartë për botën. Nëse do t’i futej politikës, jam i sigurt se ai do të ishte në gjendje të bëhej kryeministri i Polonisë.”, tha ai.
Lewandowski deri më tani numëron 27 ndeshje të zhvilluara në vitin 2021, ku ka shënuar 32 gola gjithsej.