Shkruan: Fitim Pacolli
Nëse tharmi i servilitetit kish pas emër ish quajtë – Berat Buzhala –
Berat Buzhala dje në një emisionin të T7-shit, në cilësinë e analistit paska thënë që “vllavi” i deputetes duhet të arrestohet sepse administron grupin meKryeministrin.
Berati siç duket nuk e njeh ligjin edhe flet paushall, hajt të thom’ diçka.
Nëse ish dashtë prokuroria me u marr me dikë atëhere ai je ti Berat dhe Gazeta Express.
Grupi meKryeministrin trajton temat e politikës ditore e nuk merret me shpifje e propagande siç bën Expressi i Beratit.
Po ne nuk merremi me ty e me shpifjet tuaja siç merresh ti me neve, ne vetëm t’i demaskojmë ato shpifje që ti i bën, prandaj jep deklarata të tilla në emision.
Sa i përket familjes në VV që po e përmend, unë kam qenë pjesë e protestave dhe përkrahës i LVV-së kur Fitorja ka qenë për studime në Londër. Kur ajo ka ardhë që të kontribuojë në Lëvizje për vendin e vet, mua më ka gjetur aty. Jom vëllau i Fitores mirëpo jemi edhe bashkë aktivist me të!
Ama Berat ti flet kështu sepse njëmend je servil. Je servil sepse ke qenë pjesë e establishmentit politik që e ka dëmtu Kosovën. Je servil sepse ke mbajtë pozitë të deputetit në kohën kur hegjemonia e Kosovës i masakronte ëndrrat e të rinjëve si unë. Je servil sepse si media, shtylla e 4-të e demokracisë e luajte rolin e rehabilituesit të keq qeverisjes, për interesa personale Berat. Siç do të thoshte filozofi amerikan Chomksy, ti ke prodhu rehabilitim e pëlqim të vendimeve të dëmshme që i ka marrë regjimi i PLAN-it. Ti u servilose kur VV në 2019-tën vinte në pushtet, pastaj për me e dëshmu që je tharmi i servilit e ndërrove edhe bindjen për Trump-in e prap u rreshtove ka e keqja e vendit Berat!
Ti po vazhdon me e dëshmu qe je servil, këtë e dëshmove edhe dje..