Sqarohet Sadriu: Respektoj punën e gazetarëve, kur njerëzit e zemrës sulmohen, nuk mund të heshtësh

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ai asnjëherë nuk synon të cenojë gazetarinë profesioniste, dhe se statusi i tij i mbrëmshëm është devijuar qëllimshëm nga disa, transmeton KosovaPost.

Sadriu në sqarimin e bërë ka thënë se kur njerëzit e zëmrës përballen me sulme të vazhdueshme, atëherë ai nuk mund të heshtë para padrejtësisë.

Kur njerëzit e tu të zemrës përballen me sulme të vazhdueshme të bazuara në të pavërteta, janë qëllimkëqija dhe synojnë baltosjen e imazhit, ti zhveshësh nga çdo petk tjetër, sepse së pari dhe mbi të gjitha je një baba dhe një bashkëshort. E kur këta dy role të shenjta peshojnë e kanë vlerë për ty më shumë se çdo gjë, ti s’mund të heshtësh para padrejtësisë. Sepse, nëse nuk di t’i dalësh në krah familjes tënde, ti rrezikon të mos dish t’i dalësh në krah as vendit të punës e as shtetit”, thotë ai.

Sadriu ka shtuar tutje se “tendencat për të njollosur veprimtarinë e imazhin e Presidentes Osmani, bashkëshortes sime dhe nënës së dy vajzave tona, janë thellësisht vështirë të tolerueshme, sepse ato çdoherë kanë rezultuar me kërcënimin ndaj jetës dhe sigurisë së tyre, gjë që ka rezultuar edhe me vlerësimin më të lartë të rrezikshmërisë nga ana e institucioneve të sigurisë”.

Siç ka thënë Sadriu, familja e tij kanë pranuar dhjetëra kërcënime duke përfshirë këtu edhe kërcënime me vdekje.

“Dhjetëra kërcënime, përfshirë kërcënime me vdekje që bëhen ‘live’ nëpër emisione ndaj familjes sime, linçimet publike ndaj babait të Vjosës duke e shpallur atë polic serb që ka kryer krime ndaj shqiptarëve, paraqitja e familjes sime si njerëz që kanë vrarë shqiptarë, pastaj paraqitja jonë si kinse shpiunë e shërbëtorë të Rusisë e udhëheqës të klaneve mafioze, e deri tek propaganda e çdoditshme për kinse pasuri luksoze e artikuj për gjoja abuzim pushteti, janë jo vetëm të pavërteta por edhe kanë rezultuar me cenim të sigurisë edhe ndaj fëmijëve tanë që nga viti 2019.

Tutje, ai ka pohuar se presidentja Osmani nuk ka shpenzuar asnjëherë kot dhe se nuk ka keq shfrytëzuar paranë publike.

“Çdo ditë jam dëshmitar i punës së bërë nga Vjosa me aq përkushtim, zell, e besnikëri ndaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Transparenca, përgjegjësia e llogaridhënia janë virtyte të natyrshme të saja e sinonime të kulturës së saj të punës. Presidentja Osmani nuk ka shpenzuar kurrë kot e as ka keq shfrytëzuar paranë publike – çdo cent i fituar nga ajo mund të arsyetohet e faktohet. Kjo kulturë e punës e karakterizoi atë si deputete e si Kryetare e Kuvendit, dhe po e karakterizon sot si Presidente e vendit”, thotë mes tjerash ai.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika