Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit njofton se punimet e seancës plenare të Kuvendit vazhdojnë të mërkurën.
Seanca fillon në orën 12:00.
Po ashtu, edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca e mbylli seancën sot, pasi që nuk kishte kuorum për miratimin e Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.