Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në rajonin e Podujevës, shkruan Kosova Post.
Rasti ka ndodhur në fshatin Penuhë. Sipas informatave të para, personi i plagosur është rreth 50 vjeç.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin” – është deklaruar për Telegrafin, Borovci.
Akti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, ku situata ka eskaluar në përdorimin e armëve, me ç’rast një person ka mbetur i plagosur.