Reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë sot gjithë vendin tonë, ndërsa deri më tani janë raportuar vërshime në disa pjesë, sikur edhe nga erërat e forta që kanë shkulur disa pemë nëpër disa qytete të vendit, raporton Kosova Post.
Një stuhi me erëra të fuqishme, përfshiu në orët e pasdites edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, ndërsa përveç disa dëmtimeve të disa pemëve raportohen se ka pasur edhe disa dëme të tjera, sikur rasti në Rrugën Bajram Kelmendi, ku erërat e fuqishme kanë rrëzuar çatinë e një ndërtese.
Tashmë pasi erërat dhe shiu kanë pushuar në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet e Zjarrfikësve të cilët po merren me sanimin e dëmeve.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazetari i Kosova Post, bëhet e çartë se një pjesë e madhe e tjegullave nga kjo ndërtesë kanë rënë në tokë, si pasojë e erërave të fuqishme që erdhën para se të fillojë rrebeshi i shiut./Kosova Post/