Besimtarët që kanë shkuar sot për ta falur xhumanë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë e kanë pasur mundësinë që të vaksinohen po aty kundër koronavirusit.
Deri tani ka pasur interesim të ulët, por megjithatë ka pasur të interesuar për t’u vaksinuar.
“Ky ësht një bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkësisë islame në mënyrë që të jemi sa më afër qytetarëve që vaksinimi kryhet pa termine edhe qasja është shumë ma e lehte edhe përfundon çdo gjë këtu”, ka thënë doktoresha Shkurta Çitaku nga ky ekip mobil.
“Jam e sigurt që do të ketë edhe ma shumë interesim edhe tek është fillimi edhe do të vazhdojë kjo ecuri edhe më shumë”.
Çitaku apeloi që qytetarët të vijnë të vaksinohen te këto ekipe mobile.
“Varësisht prej interesimit të besimtarëve edhe qytetarëve këtu ne do të jemi si ekip mobile dhe do t’i vaksinojmë prandaj edhe apeli im do të ishte që ata të cilët vijnë këtu edhe qytetarët e tjerë mund të vijnë dhe të vaksinohen këtu pasi që është në dobi të të gjithëve”k.k.