Partia Nisma Socialdemokrate thotë se Kosova ka nevojë për udhëheqës të fortë që zgjedhin UÇK-në para Serbisë.
Kjo thirrje mbase aludon në faktin se në librin “Unë Leqinasi” të Haki Dervishit thuhet se kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka deklaruar se nëse UÇK e fiton luftën, ai do kërkoj azil në Beograd.
Postimi i plotë:
Ne kemi nevojë për një udhëheqës të fortë që gjithmonë zgjedh UÇK-në para Serbisë. Si në luftën çlirimtare ashtu edhe në atë diplomatike përpara nesh.