Një 15 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë janë plagosur, pas disa të shtënave me armë zjarri në Uashington DC.
Ngjarja ndodhi gjatë një festivali, teksa në mesin e të plagosurve është edhe një polic.
Siaps policisë, evakuimi i pjesëmarrësve në fesitval ishte paralajmëruar më herët, pasi kishte ndodhur një sherr mes disa të pranishmeve.
Gjatë kontrollit, policia gjeti te ta armë zjarri e mjete të tjera, ndërsa nga ky sherr pati edhe të lënduar.
“Kur keni grumbullime të mëdha në një zonë të dendur, mjafton që një person të prezantojë një armë në situatën që e bën atë vdekjeprurëse”, tha shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane, Robert Contee.
“Në këtë rast, fatkeqësisht humbi jetën një 15-vjeçar” shtoi ai.