Një nxënës 13-vjeç u qëllua në një incident në shkollën fillore “Cummings” në Memphis, tha Departamenti i Policisë në Memphis në një deklaratë, transmeton Kosova Post.
Një nxënës i shkollës fillore në Memphis, Tennessee të SHBA-së u plagos rëndë pasi një nxënës tjetër e qëlloi në shkollë, shkruan AA.
Një nxënës 13-vjeç u qëllua në një incident në shkollën fillore “Cummings” në Memphis, tha Departamenti i Policisë në Memphis në një deklaratë.
Theksohet se nxënësi, i cili u transferua me urgjencë në spital, është ende në rrezik për jetën. Pas incidentit, shkolla u mbyll ndërsa të punësuarit dhe nxënësit u dërguan në një kishë aty pranë.
Policia konfirmoi se i dyshuari, i cili ishte nxënës i së njëjtës shkollë, u vetëdorëzua pasi kishte ikur më parë nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me incidentin kanë filluar hetime.