Ahmed Nasser al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është zgjedhur kryetar i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (Interpol), transmeton Kosova Post.
Në ditën e tretë të seancës së 89-të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Stamboll u mbajt votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe anëtarëve të bordit ekzekutiv, shkruan AA.
Organizata e policisë në rrjetet sociale njoftoi se sipas rezultatit të zgjedhjeve Al-Raisi do të jetë kryetar i Interpolit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Bordi ekzekutiv i Interpolit mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Bordi ekzekutiv ka 13 anëtarë, duke përfshirë kryetarin, zëvendëskryetarët dhe delegatët, që përfaqësojnë katër rajone të Interpolit.