Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin mes një veture dhe një autobusi, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 të tjerë.
Policia ka bërë me dije se personi që ka vdekur është vozitësi i veturës, ndërsa të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.
“Prishtinë 27.06.2024, 14:30. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture me vozitës mashkull kosovar dhe një autobusi. Si pasojë përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar disa persona /pasagjerë dhe vozitësi i veturës i cili nga plagët e rënda ka ndërruar jetë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.