Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima, transmeton Kosova Post.
Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme, shkruan AA.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Muğla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.
Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.