Ndërsa marrëveshja për zhbllokimin e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak veç ka filluar të zbatohet, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ia ka lënë “në dorë” KFORIT, menaxhimin e kësaj situate, transmeton Kosova Post.
Megjithatë, sipas informatave që vijnë nga këto pika, ajo nuk është tërhequr tërësisht. Për momentin, pjesëtarët e kësaj force, janë duke qëndruar të veçuar, në pritje për të marrë urdhra për tërheqje të plotë.
Përndryshe, deri më tani, gjithçka ka shkuar qetë dhe pa ndonjë incident./KosovaPost/