Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka zhvilluar një konferencë për media, ku ka shpalosur disa detaje lidhur me takimin, transmeton Kosova Post.
Ndër të tjera, Vuçiq, para gazetarëve ka folur për gjoja planet e Kosovës në raport me Serbinë në dialog.
“Ata gjithashtu kërkuan që CEFTA të bëhet SEFTA. Kjo do të thotë se ata duan të bëjnë një marrëveshje të re të tregtisë së lirë, në mënyrë që ata të jenë si Republika e Kosovës, në mënyrë që të mund të thonë se Serbia i ka njohur ato. Meqenëse ata janë në CEFTA me një yll, ata përmes një hpasire të vogël ata përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë’, tha Vuçiq.’/Kosova Post/