Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke planifikuar largimin zvogëlimin e forcave amerikane nga Kosova.
Zyrtarët bëjnë të ditur se këto forca janë në mbrojtje nga fushatat dezinformuese, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve.
Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, deklaroi se nuk ka indikacione për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova
“Nuk kam asnjë indikacion për ndonjë tërheqje të SHBA-së”, tha Hopkins.
Komandanti thotë se qëllimi i KFOR-it është të mbajë vendin e sigurt, shkruan Stars and Stripes.
“Qëllimi i KFOR–it është të mbajë një mjedis të sigurt në mënyrë që t’u lejojë politikanëve nga të dyja anët hapësirën që u nevojitet për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar se si të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net. Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës konsiderohen thelbësore në ruajtjen e paqes mes shqiptarëve dhe serbëve.