Dy nxënës të një shkolle te mesme janë filmuar duke grushtuar njëri-tjetrin derisa njëri prej tyre ngeli pa lëvizur në tokë.
Bëhet fjalë për dy nxënës të shkollës së mesme shtetërore Mackay, në bregdetin verior të Queensland, shkruan Daily Mail.
E keqja, sipas raportimeve të mediave, nuk ishte përleshja, por inkurajimi për ta vazhduar atë nga nxënësit e tjerë që bënin sehir.
Zyrtarët e shkollës janë cituar të kenë thënë se kanë intervenuar sa më shpejt që kanë mundur, duke marrë masa për nxënësit e përfshirë, si dhe për ta fshirë videon në rrjetet sociale./KosovaPost/