Oda e Afarizmit të Kosovës ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së Kosovës me në krye Albin Kurtin.
OAK përmes një kumtese për media vlerëson se përmes bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit të biznesit dhe organeve ekzekutive, mund të arrihet krijimi i një strategjie të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në vend dhe fuqizimi i sektorit privat, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, e sidomos gjatë periudhës së vështirë me pandeminë me të cilën po përballemi.
“OAK si çdo herë është e hapur për partneritet dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet për klimë shumë më të mirë të të bërit biznes duke dhënë edhe propozime konkrete”.