Portieri i Ajaxit, Andre Onana thuhet se ka vendosur të nënshkruaj me Interin si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të Barcelonës, transmeton KosovaPost.
25-vjeçar kamerunas është lidhur gjithnjë e më shumë me “Nerazzurrët” në muajt e fundit, por interesimi i fundit nga Barcelona dukej të përbënte një kërcënim në garën për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë.
Onana ka vendosur tani dhe sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, portieri do t’i bashkohet Interi edhe përkundër respektit për klubin nga Camp Nou.