Kancelari gjerman Olaf Scholz, duke u përgjigjur pyetjes pë iniciativën ‘Open Balkan, tha se i japin prioritet Tregut të Përbashkët Rajonal.
Tutje, theksoi Scholz, se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Sa i përket Open Balkan, dua ta them qartë se ne prioritet të madh i japim Tregut të Përbashkët Rajonal që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha Scholz, ndërsa theksoi se shtete që duan të anëtarësohen në BE duhet t’i ndjekin rregullat e lirisë së lëvizjes.
“Të gjithë duan të shkojnë në BE atje edhe ashtu ekzistojnë dhe janë të vlefshme rregullat e lirisë së lëvizjes dhe kushdo që dëshiron t’i bashkohet BE-së duhet t’i ndjek ato”, u shpreh Scholz.