Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në takimet e radhës për “Open Balkan” që pritet të mbahen sot dhe nesër në Beograd.
Zyra e kryeministrit Rama ka konfirmuar për Euroneës Albania se nuk ka asnjë ndryshim në planin për takimin e sotëm edhe pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportimeve të mediave në Serbi, pritet që në këtë takim në vend të Zaevit të jetë i pranishëm, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
“Open Balkan” është një nismë mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina nuk kanë pranuar të angazhohen.