Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke.
Në intervistën për RTK, Osmani tha se edhe në takimin e sotëm me përfaqësuesin britanik, Sir Stuart Peach e ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me procesin e dialogut.
Ajo tha se Kosova deri më tani i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në procesin e stërgjatur të dialogut, ndërsa nga Serbia janë dhjetëra marrëveshje që nuk janë implementuar.
Osmani tha se në këtë proces palët nuk janë trajtuar njëjtë, teksa tha se Serbia është trajtuar si fëmijë i llastuar nga Bashkimi Evropian.
“Prandaj Kosova nuk duhet të heshtë, sepse kjo nuk është në rregull. Prandaj këto duhet të thuhen publikisht, BE-ja duhet ta çojë presionin te Serbia për zbatimin e marrëveshjeve”, tha Osmani.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë i përqendruar në njohje reciproke.