Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, i ka bërë thirrje Serbisë që të kuptojë realitetin se Kosova e pavarur më s’ka kthim prapa.
Duke folur në kuadër të mbledhjes periodike për situatën në Kosovë, Osmani ka bërë thirrje për pranim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ajo theksoi se, “Kemi bërë një rrugë të vështirë që nga atëherë. E ardhmja jonë është e ndritshme dhe jam e bindur që një ditë do t’i bashkohemi kësaj tryeze si anëtarë”, theksoi Osmani.
“Kemi kaluar shumë dhe sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe për tu kthyer tani me hapa prapa. Prandaj, e shohim të ardhmen me forcë, kurajë e besim në vete. E vërteta është se besimi i popullin në institucionet e shtetit nuk ka qenë asnjëherë më i madh”, tha ajo.