Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot edhe presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, shkruan Kosova Post.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se në takim me Kosnettin u diskutua rreth rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Presidentja në detyrë, tutje ka thënë se në takim ka theksuar se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin.
“Me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë diskutuam rreth rezultatit të zgjedhjeve. Unë theksova se qytetarët e Kosovës kanë votuar qartë për ndryshimin. Ne ramë dakord që kushtetuta e institucioneve të reja duhet të jetë një përparësi për të siguruar stabilitetin dhe një angazhim të palëkundur për një rimëkëmbje pas COVID-19”, ka shkruar Osmani.
Kosnett paraditen e së martës takoi edhe kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili njëherit është edhe kandidati për kryeministër.
Ambasadori i kërkoi Kurtit që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi i ri i Republikës dhe të krijohet qeveria e re.