Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren e Sllovenisë, Tanja Fajon, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme.
Marrëdhëniet me Slloveninë janë vlerësuar si tejet miqësore, teksa Osmani ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar.
“Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj n
ë Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin për media.