Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale, përcjell Kosova Post.
Klinaku tha se kjo është dëshmi që Specialja është politike dhe e jashtëligjshme.
“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj.Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj
.Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së.