Anëtari i kryesisë së sindikatës së punëtorëve të RTK-së, Hysen Hundozi, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e tashmë ish-drejtuesit të bordit të transmetusit publik, Besnik Boletini, përcjell Kosova Post.
Sipas moderatorit Hundozit, Boletini ka qenë personi më antipatik brenda institucionit publik. Për këtë sentiment anti-Boletin, gazetari Hundozi ka për refrencë një peticion me 361 firma të personelit të RTK-së.
Ky është reagimi i plotë i Hondozit:
‘Mos te harrojme se Besnik Boletini eshte edhe zyrtarisht personi me i padeshiruar ne RTK..
Burimi: Peticioni i 361 punetoreve te RTK-se, per largimin e tij te menjehershem nga RTK.
Pra, perpos mungeses se dijes e pervojes profesionale per te udhehequr nje institucion te rendesishem si RTK, si dhe rolit te tij destruktiv ne proceset e rendesishme per transmetuesin publik, Boletini eshte deshmuar edhe si nje shantazhues e ofendues aktiv i stafit te RTK-se, sidomos te gjinise femerore.
E vetmja aftesi e deshmuar e tiji tij ka qene perzgjedhja e personave sic eshte ai vet per bashkepunetore te ngushte te tij.’