Pala kosovare nisi zbatimin e masave anti-COVID, kolona të gjata në pikë-kalimin në Vërmicë

Në vendkalimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, pala kosovare ka nisur aplikimet e masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si pasojë janë krijuar radhë të gjata në dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri.

Për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Kosovës nga shtete me rrezik të lartë kërkohen teste PCR dhe dokumentacion tjetër deklarues.

Përjashtohen qytetarët që udhëtojnë nga Shqipëria, për të cilët aplikohet procedura standarde vetëm për mjetet e identifikimit. Për të shmangur radhët  është punuar  me procedurë të përshpejtuar.

Duke nisur nga kjo e premte (  20 gusht)  në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID-19, ku ndër të tjera ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, festave familjare dhe mbrëmjeve të maturës.

Po ashtu, nga data 20 gusht deri më 1 shtator, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullimet, festivalet dhe koncertet, aktivitetet sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse pjesëmarrësit kanë certifikatë vaksinimi me një apo dy doza të vaksinës, test PCR negativ të 72 orëve të fundit ose dëshmi se personi e ka kaluar COVID-19.

Masat u morën nga qeveria e Kosovës pas rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me COVID-19, në veçanti me variantin Delta dhe në përpjekje për të bindur qytetarët për të shtuar vaksinimin.

Ndiqni pamjet e TV Prizreni nga pika e kalimit kufitar në Vërmicë:

 

P

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika